Vajza e Paul Walker e padit “Porsche-në”

Vajza e Paul Walker, Meadow ka ngritur një padi kundër “Porsche”, duke u shprehur se babi i saj është djegur i gjallë për shkak të gabimit teknik në këtë makinë sportive.

Ajo e cilëson të gabuar vdekjen e Paul në vitin 2013, duke pretenduar se 2005 Carrera GT Walker kishte të meta të shumta në projektimin e saj, duke çuar në këtë dështim tragjik. Në padinë e bërë prej saj pretendohet se ylli i Fast & Furious nuk u vra pasi shoferi i automjetit goditi një shtyllë dritash rrugore dhe dy pemë, por sipas saj Paul ka qenë gjallë dhe është djegur nga zjarri që ka përfshirë makinën sportive, raporton TMZ.

Ndeshja e Paul Walker

Avokatët që përfaqësojnë Meadow pohojnë se kur Carrera GT u rrëzua, Walker – it nga forca i janë thyer brinjët dhe pjesa e legenit. Sipas tyre aktori ishte bllokuar në makinë kur pas një minutë e gjysmë “Porsche” është përfshirë nga zjarri ndërsa ai ishte ende gjallë.

Një pjesë tjetër e padisë thekson se ka pasur probleme të makinës në sistemin e menaxhimit të stabilitetit, si dhe në vendosjen e linjave të karburantit të cilat kanë sjellë shpërthim të zjarrit, transmeton Tvklan.

Lajme të ngjashme

Back to top button