Ledri më në fund pranon lidhjen me Adelën

Edhe vetë Ledri ka pranuar më në fund se është në lidhje me vajzën nga Tirana, Adela Sollaku por që nuk janë të fejuar.

Ledri ka folur për lidhjen e tij me Adela Sollaku. Pas fotografisë që ka bërë bujë dje në internet, ku është parë se Ledri ka marrë në drekë familjare Adelën, ai ka pranuar të flasë.

“Po, është e vërtetë që jam në lidhje me Adelën. Konsideroj që jeta private duhet të mbetet e tillë, mirëpo për hir të fansave dhe publikut unë them edhe një herë që jam në lidhje me Adelën”, ka thënë Ledri për Indeksonline.

Reperi ka përgënjeshtruar zërat se është fejuar me vajzën e ish-prokurorit të Shqipërisë, Theodhori Sollau, por ka thënë se është një vajzë me të gjitha tiparet që ai i ka vlerësuar dhe i vlerëson, prandaj është me të”.

Lajme të ngjashme

Back to top button