Bllokohen kamionët në kufirin serbo-kroat, reagon Oda Ekonomike

Qindra kamionë nga Maqedonia kanë mbetur në kufirin serbo-kroat për shkak të bllokadës së vendkalimeve kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë që në mënyrë të ndërsjellë i vendosën Zagrebi dhe Beogradi.

Nga asociacioni transportues “Makamtrans” njoftojnë se njohuritë e tyre të fundit janë se nga Kroacia në Serbi lëshohen vetëm një pjesë e kamionëve që bartin mallra që nuk janë të lidhura me Kroacinë, ndërsa të tjerët dërgohen në parkingje.

Pasi që nuk funksionon asnjë pikë kufitare për hyrje nga Serbia në Kroaci, nga “Makamtrans” dërgojnë apel tek shoferët e kamionëve që të përdorin alternativat përmes Bosnjës e Hercegovinës dhe përmes Hungarisë. Numri i kamionëve ndryshon vazhdimisht. Bllokadat në vendkalimet kufitare serbo-kroate zgjasin tani pesë ditë.

Ndërkohë, kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski, dërgoi letra urgjente deri te kolegët e tij nga Serbia dhe Kroacia, Marko Çadek dhe Luka Buriloviq, përmes të cilëve kërkon, që ata, në kuadër të kompetencave të tyre, maksimalisht të angazhohen për zgjidhje sa më të shpejtë të problemit me kamionxhinjtë, transmeton MIA.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button