Shkëndija merr kreun, edhe Shkupi e shijoi disfatën

Skuadra e Shkëndijës është lidere e ligës së parë pasi në derbin e javës së shtatë kundër Rabotnickit shënoi fitore të madhe prej 4-2, raporton gazeta “Lajm”.

Njeriu i ndeshjes ishte Ferhan Hasani, i cili vet i mundi “romantikët” të cilët luajtën si nikoqir në stadiumin në Gjorce Petrov. Kapiteni i kuqezinjve shënoi tre gola në minutat 19’, 61’ dhe 63, Vrucina realizoi një gol në minutën e 72-të, kurse Ilioski në minutën e 6’ dhe Trajcevski në të 49’ ishin autor të golave për Rabotnickin.

Shkëndija ka dominuar në teren, ndërsa lojtari më i mirë në fushë Hasani shënoi gol të bukur nga gjuajtja e lirë prej 25 metra. “Buba” pati dhe dy mundësi të mira por nuk ia doli të realizoj. Në pjesën e dytë ai për dy minuta shënoi dy gola, duke paralajmëruar fitoren e ekipit të tij.

Renova mori një pikë kundër Vardarit në një derbi tjetër në Bogovinë, duke luajtur pa gola  0-0. Në këtë ndeshje bardhekaltrit zhvilluan një paraqitje të mirë dhe kanë mundur edhe të fitojnë, por nuk kanë realizuar rastet e tyre.

Në anën tjetër te Vardari është aktivizuar talenti shqiptar Jasir Asani, i cili u ndëshkua me karton të kuq pas dy kartonëve të verdhë. Shkupi përjetoi humbjen e parë, duke humbur nga Sileks në Kratovë me rezultat 1-0.

Rezultatet:

Rabotnicki-Shkëndija 2-4
Renova-Vardar 0-0
Sileks-Shkupi 1-0
H.Turnovo-Metalurg 1-1
Bregallnica-Mladost 2-3

 

Renditja:Shkëndija 18, Vardar 17, Sileks 13, Mlladost 12 (-1), Shkupi 8, Rabotnicki 7 (-1), Bregallnica 6, Turnovo 6, Renova 5, Metalurg 2 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button