Qeveria e ka vazhduar afatin për subvencione bujqësore

Qeveria ka vendosur që afati për parashtrim të aplikacioneve për marrje të subvencioneve bujqësore të vazhdohet deri në tetor të këtij viti. Këtë sot e deklaroi zëdhënësi qeveritar Aleksandar Gjorgjiev, i cili theksoi se në këtë afat të gjithë bujqit do të mund t’i parashtrojnë aplikacionet e tyre, të parashtrojnë dokumentacion në bazë të së cilit, siç tha, do të marrin mjete të cilat i kanë merituar me mundin e investuar. 

“Kjo është dalje në vigjilje të një popullate mes dy dhe tre mijë bujqëve, të cilët sipas informacioneve tona të marra nga terreni nuk kanë arritur t’i parashtrojnë aplikacionet e tyre. E kemi bërë këtë sepse mendojmë se ata meritojnë t’i marrin mjetet, të cilat janë të atyre, të merituara dhe është i lejuar një prolongim i afatit. Agrarët kanë dhjetë ditë, periudhë në të cilën mund t’i kompletojnë parashtrimet e tyre me shkrim dhe t’i dorëzojnë deri te organet kompetente”, tha Gjorgjiev. 

Ai apeloi deri te bujqit që ta bëjnë këtë sa më shpejt, sepse afati nuk do të vazhdohet sërish.

Lajme të ngjashme

Back to top button