AKE do të ndërtojë kullë telekomunikimi në Vodno

Agjencia për komunikime elektronike (AKE) do të fillojë ndërtimin e një sistemi të ri të antenave për kontrollin dhe monitorimin e radiofrekuencave për territorin e tërë shtetit.

Sistemi i antenave, që do të ndërtohet në maje të Vodnos, në të vërtetë do të paraqesë kullë të lartë 155 metra me shtyllë qendrore të armuar prej betoni në të cilën do të instalohen katër platforma konzole me sipërfaqe prej 180 deri 200 metra katrorë.

Do të ketë shtyllë grilore prej çeliku, ndërsa në maje antenë. Drejtori i AKE-së, Robert Ordanovski, në konferencë për shtyp para vendosjes së gurthemelit, informoi se kryes i punëve ndërtimore, të cilat do të zgjasin pesë vite, është shoqata ndërtimroe “Granit”.

Vlera e marrëveshejs për punë ndërtimroe është 1.84.706.00 denarë, financa të Agjencisë. Sistemi i antenave ndërtohet në majen e Vodnos si lokacion më i volitshëm që do të kontribuojë për mbulim më të mirë të një pjese të territorit ku ka koncentrim më të madh të emetuesve.

Lajme të ngjashme

Back to top button