RMV, të rinjtë do të zhvillojnë ide se si të mbrohemi nga ndryshimet klimatike me teknologjinë digjitale

Fundjavën që vjen, të rinjtë e moshës 16 deri në 24 vjeç, në punëtorinë treditore që do të mbahet në objektin e Telekomit në Shkup, do të punojnë në përmirësimin e ideve të tyre, si të ndihmojnë në mbrojtjen e mjedisit jetësor përmes përdorimit të teknologjisë digjitale. Në kuadër të sfidës rinore Generation Unlimited – Gjenerata pa kufij 2022, janë përzgjedhur dhjetë ekipet që kanë me ide fillestare për mbrojtjen e planetit Tokë nga ndryshimet klimatike përmes përdorimit të teknologjive digjitale, transmeton Portalb.mk.

Qendra për inovacione sociale “Blink 42-21”, e cila është zbatues i sfidës, zhvilloi fushatë informuese në të cilën arritën 39 aplikime me ide, në të cilën u paraqitën 127 të rinj nga disa qytete të vendit. Dhjetë skuadra janë përzgjedhur për të marrë pjesë në kampin treditor nga 24 deri më 26 qershor.

“Në këtë ngjarje, dhjetë ekipet do të kenë mundësinë të punojnë për avancimin e ideve të tyre fillestare. Propozim-zgjidhjet e tyre do të zhvillohen më tej me mbështetjen e mentorëve – ekspertëve në fushën e ndryshimeve klimatike, mjedisit jetësor dhe teknologjisë së informacionit”, informon “Blink 42-21”.

Të rinjtë do të kenë mundësi të mësojnë se si të zhvillojnë një ide, të krijojnë buxhet dhe plan financiar për zbatimin e saj, që të jetë teknikisht i definuar, por edhe i qëndrueshëm në terma afatmesëm dhe afatgjatë. Mentorët do t’i udhëzojnë pjesëmarrësit në krijimin e një plani marketingu, në mënyrë që të promovojnë më tej zgjidhjet e tyre përfundimtare. Pesë nga dhjetë ekipet do të kalojnë në fazën tjetër dhe dy ide do të zgjidhen për të përfaqësuar Maqedoninë në sfidën globale Generation Unlimited. Sfida organizohet nga UNICEF, në bashkëpunim me Fondacionin Telekom për Maqedoninë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button