Barcelona hidhet sërish në sulm për mesfushorin e Dortmundit

Lëndimi i Rafinhas, ka bërë që Barcelona të kërkoi urgjentisht një mesfushorë për ta zëvendësuar atë pas janarit pasi që tashmë ka përfunduar sezoni për talentin brazilian që u lëndua në ndeshjen ndaj Romës në Ligën e Kampionëve.

Edhe përkundër se që nga janari Barca do ta ketë në dispozicion Arda Turanin, katalanasit po kërkojnë edhe një mesfushor tjetër.

Mediat e huaja raportojnë se në afatin kalimtar të janarit, Barcelona do të bëjë ofertë zyrtare për mesfushorin e Borussia Dortmundit, Ilkay Gundogan. Mesfushori gjerman gjatë verës ka rinovuar kontratën e me klubin që luan në Europa League, mirëpo mund të ndërroi mendje për një klub që luan në Ligën e Kampionëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button