Kombëtarja e Shqipërisë u drejtohet tifozëve: Të tregojmë kulturë ndaj Serbisë

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit, përmes faqes zyrtare në rrjetin social Facebook ka bërë thirrje për ruajtjen e qetësisë për ndeshjen e 8 tetorit, kundër Serbisë.

Është kërkuar që të respektohet himni i kundërshtarit dhe të mos bëhet ndonjë veprim josportiv pasi do të rriste tensionet e kësaj ndeshje, transmeton Koha.net.

“Të dashur miq, Kombëtarja Shqiptare e Futbollit ka një lutje për të gjithë ju! Kurrsesi nuk duhet të bëjmë gjeste në ndeshjen Shqipëri-Serbi më 8 tetor 2015. Ne kemi kulturë dhe nuk duhet të bëjmë veprime të tilla kur të këndohet himni i kundërshtarit siç reklamohet nga mediat antikomëbtare, përkundrazi kthimi i shpinës do të na shtyjë në një tension që në minutën e parë të ndeshjes. Jemi të vetëdijshëm që është një gjest antisportiv dhe nuk sjell paqe. A kemi kulturë? A e duam kombëtaren? Atëherë le të sillemi si qytetarë”, thuhet në shkrimin e Kombëtares Shqiptare.

Lajme të ngjashme

Back to top button