Nëna, kujdes, ja çfarë thotë studimi: sa duhet të hajë fëmija

Kujdesi i nënave ndaj fëmijëve të tyre është i ndryshëm. Disa prej tyre e ekzagjerojnë me ushqimin që kërkojnë t’u japin fëmijë dhe shpesh duke e tepruar, bëjnë që fëmijët të shëndoshen shumë.

Ndërsa, ka nëna të tjera që e lënë në dorë të fëmijës të hajë se çfarë ai dëshiron, dhe kjo duket se është gjëja më e mirë Sipas një studimi kë kryer në Australi, u provua se nëse ne e lëmë fëmijën që të hajë aq sa dëshiron do të shmangim shëndoshjen e tij.

Studimi ka zbuluar se foshnjat që ushqehen në intervale të parregullta janë më të shëndetshëm deri në moshën 14 muajsh , në krahasim me ata që ushqehen çdo katër orë. Nëse fëmija ushqehet kur është i uritur dhe jo ç’do katër orë, në këtë mënyrë sipas studimit rregullohet apetiti i foshnjës sepse organizmi i fëmijës nuk pranon më ushqim kur është i ngopur. Kjo është arsyeja që disa fëmijë qajnë dhe nuk e hapin kurrsesi gojën kur nënat e tyre duan tu japin ushqim me zor.

“Fëmijët duhet të ushqehen sipas nevojës dhe kërkesës së vet fëmijës, dhe jo sipas rutinës. Ndërsa nënat që nga ditët e para të jetës së fëmijës të mësojnë të njohin sinjalet e tyre. Shumë nëna ushqejnë fëmijët çdo katër orë, sepse u është thënë që kështu është e shëndetshme për fëmijën, por ne kemi treguar në këtë studim se kjo nuk është e vërtetë”, – ka thënë udhëheqësja e studimit, Lynne Daniels.

Lajme të ngjashme

Back to top button