Janë larguar flamujt e Maqedonisë në hyrje të Strugës

Janë larguar flamujt e Maqedonisë në hyrje të Strugës. Sipas A1 on, qeverisja lokale në Strugë ka dhënë urdhër për largimin e flamujve në hyrje të qytetit, ndërsa flamujt që janë vendosur këto ditë në pjesë të tjera të qytetit të Strugës, nga organizata joqeveritare ”Kaprikorn”, deri më tani nuk janë prekur.

Drejtori i Ndërmarrjes publike komunale në Strugë, Garip Kaba, thotë se kompetenca për të vendosur flamuj në qytetin e Strugës kanë vetëm ata.

”Iniciativat private për vendosjen e flamujve nga organizata , shoqata apo persona, ligjërisht nuk janë në rregull, prandaj, ne ndërmorëm këtë iniciativë për të ndrequr këto parregullsi. Inspektorët komunal gjatë ditës së djeshme kanë dalë në teren dhe në vend ngjarje kanë parë se zhvillohen aktivitete të atilla dhe që në atë moment persona të caktuar kanë ndaluar me vendosjen e flamujve”,  thotë Kaba. 

Lajme të ngjashme

Back to top button