RDK-ja, konsolidon radhët partiake

Në mbledhjen e rregullt të Kryesisë qendrore të RDK-së nën udhëheqjen e kryetarit Rufi Osmani u diskutuan më shumë çështje nga aktualiteti politikë në vend dhe u dhanë rekomandime për aktivitetet në të ardhmen të RDK-së.

Kryesia qendrore miratoi raportet e prezantuara për aktivitetet e deritashme nga kryetari i partisë, deputetët dhe këshilltarët komunal dhe inkurajoi anëtarët e kryesisë qendrore që të intensifikojnë komunikimin me bazën partiake në funksion të informimit dhe konsolidimit të radhëve partiake.

Kryesia qendrore e RDK-së miratoi qëndrimin parimor të kryesisë së ngushtë të RDK në lidhje me ”ofertën manipulative të radhës të PDSH-së” dhe unanimisht konstatoi se në perspektiv nuk duhet të ketë kurrfarë komunikimi dhe kontakti me këtë subjekt politikë që është kontaminuesi kryesor i ambientin politikë dhe fragmentuesja kryesore e frontit opozitar shqiptarë në Maqedoni.

Kryesia qendrore e RDK-së rekomandoi anëtarët e kryesisë qendrore që të fillojnë procesin e ristrukturimit dhe përforcimit kadrovik të nëndegëve dhe degëve të RDK-së dhe se ky proces duhet të përfundoj me përfundimin e vitit 2013 kur do të ristrukturohet Kuvendi qendror dhe kryesia e qendrore e RDK-së.

Kryesia qendrore obligoi udhëheqësin e ngushtë partiake që të vendos kontakte intensive me iniciativat e reja politike dhe me shoqata joqeveritare, shoqatat intelektuale dhe komunitetin e biznesit në funksion të krijimit të një klime pozitive për bashkëpunim në vigjilje të zgjedhjeve politike të radhës.

Kryesia qendrore obligoi kryetarin e RDK-së që takimet punuese të radhës të kryesisë qendrore të mbahen nëpër selit e degëve të partisë nëpër qytetet shqiptare në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button