Kezharovski: Unë jam dëmi kolateral

“Nuk kam bërë asnjë krim, nuk kam rrezikuar jetën e askujt, nuk kam pasur për qëllim të dëmtoj askënd, unë jam dëmi kolateral”, tha në fund të procesit gjyqësor, gazetari Tomisllav Kezharovski.

Në fjalët e tij të fundit, ai tha se vetëm ka kryer punën e tij gazetareske, ndërsa me tekstet e tij nuk ka zbuluar emër të dëshmitarit të mbrojtur në procesin “Oreshe”, por ka zbuluar se si funksionon gjyqi dhe si punën struktura të caktuara në MPB.

Kërkoi nga gjykatësit që të gjykojnë sipas ligjit, e jo sipas besimeve të dikujt. Edhe Kezharovski, si shtatë të tjerët e akuzuar në “Likuidimi”, presin gjykim lirie, sepse siç thanë, akuza tregohet me dëshmi, e jo me supozime.

Në përfundim të procesit gjyqësor, më së shumti folën gjykatësit e të akuzuarve dhe prokurori. E kanë analizuar akuzën, dëshmitë, prapavijën e procesit.

Lajme të ngjashme

Back to top button