Ozil gati për në Fenerbahçe

Mesut Ozil në verën tjetër mund të largohet nga Arsenal dhe me gjasë skuadra e tij e ardhshme do të jetë Fenerbahçe. Këtë e ka thënë agjenti i tij, Erkut Sogut i cili ka thënë se klubi turk është serioz për Mesut.

“Është ende herët të flitet për këtë, Ozil është i suksesshëm në përformancat e tij tek Arsenal, por Fenerbahçe ka shprehur interesim për të. Nuk di se çfarë të them se çfarë drejtuesit e Arsenal mendojnë për këtë. Në fund të sezonit do të shohim”, ka thënë Sogut.

Ai po ashtu ka thënë se largimi nga Arsenal do të jetë një vendim i madh nga lojtari, por ai do të vendosë.

Lajme të ngjashme

Back to top button