4 milion euro për ndërtesën e Këshillit për radiodifuzion

Katër milion euro do të kushtojë ndërtesa e Këshillit për radiodifuzion, e cila duhet të ngritët në vendin e parkut të shkatërruar përball Bristolit, sipas vendimit të akitektëve Nikolla Stakinov dhe Zharko Çaushevski, të cilët janë të njohur në publik si fitues të projektit për rindërtimit të barokut në qendrën e Shkupit.

Në tender kanë marrë pjesë 6 kompani të ndërtimit, por me ofertën më të lirë të paraqitur, tenderin arriti ta fitojë Kompania për ndërtim, tregti, ndërtim dhe shërbim Dekon Kom DOOEL nga Shkupi. 

Marrëveshja mes Shërbimit për punë të përgjithshme të Qeverisë dhe kompanisë së ndërtimit, është i nënshkruar një muaj më parë.

Ndërtesa është planifikuar të ndërtohet brenda një viti e gjysmë.

Lajme të ngjashme

Back to top button