Qeveria do të kërkoj sugjerime për funksionimin e kompleksit “Fshati i Maqedonisë”

Qeveria do të kërkojë nga biznes bashkësia dhe opinioni ide dhe sugjerime për funksionimin e kompleksit “Fshati i Maqedonisë”, me qëllim që në proces transparent të sigurojë model më të mirë i cili do të sendërtohet në tenderin për dhënie të tij nën koncesion, ndërsa me këtë edhe interes më të madh për inkuadrim të biznesit në procesin e ekonomizimit të tij.

“Qëllimi i Qeverisë është që të gjejë model më të mirë i cili do të përfshihet në kuadër të konkursit për zgjedhje të koncesione rit dhe në këtë mënyrë të realizohet nga ana e një nisme afariste përfituese për subjektin i cili do të ekonomizojë me kompleksin, ndërsa nga ana tjetër të sigurohen përmbajtje, modalitete, atraktivitet, vizitues mëri intensive që do të jetë në dobi të qytetarëve”, deklaroi sot zëdhënësi qeveritar Aleksandar Gjorgjiev.

Ai,  Potencoi se të gjithë subjektet e interesuara nga Maqedonia dhe nga vendet e huaja munden që deri në Ministrinë e Ekonomisë të dorëzojnë biznes-koncept, jo më shumë se tre deri katër faqe në të cilat do ta theksojnë vizionin, qëllimet dhe pikëpamjet e tyre se si do të mund të zhvillohej dhe të funksionojë ky kompleks turistik, se si do të siguronin turistë dhe se si do të funksionojnë përmbajtje të caktuara në kompleks.

Zëdhënësi qeveritar informoi se javën e ardhshme në Ministrinë e Ekonomisë do të hapen ofertat nga ofertuesit e interesuar që ta përgatisin fizibiliti studimin i cili është kusht ligjor për shpallje të procedurës për dhënien nën koncesion të kompleksit.

Kompleksi turistik është i përbërë nga 12 shtëpi. Çdo njëra prej tyre simbolizon rajon të caktuar nga Maqedonia. Ato janë të ndara në dy nivele. Nivelet e epërme janë për kapacitete akomoduese, ndërsa në pjesët e poshtme mund të vendosen përmbajtje nga zejtaria e cila e karakterizon rajonin e raporteve i cili e simbolizon shtëpinë.

Në kompleksin turistik ka mejhane dhe han, në të cilinkoncesioneri turistik do të mund të merret me biznes nga sfera e hotelierisë, ndërsa ka edhe përmbajtje tjera shoqëruese si peshkore, pjesë për kultivim simbolik të kafshëve shtëpiake. 

Lajme të ngjashme

Back to top button