Tura e dytë humanitare e çiklizmit për fëmijët e SOS Fshatit të fëmijëve

Në organizim të SOS Fshatit të fëmijëve sot do të fillojë Tura e dytë humanitare e çiklistëve për fëmijët të cilët jetojnë në e SOS Fshatin e fëmijëve.

“I riu ynë Lupço dhe shoku i tij Daniel nga Bullgaria do të kalojnë 2.200 kilometra përmes shtatë vendeve ballkanike dhe do të shkojnë deri në Austri. Dhe këtë do ta bëjnë vetëm me biçikleta. Qëllimi i tyre është që të tërheqin vëmendjen dhe përkrahjen e opinionit për punën e SOS fshatrave të fëmijëve, organizatë nën mbrojtjen e së cilës që të dy u rritën”, thonë organizatorët.

Desitnacioni i tyre përfundimtar është Ismet, Austri, ku para më shumë se 60 vitesh është ndërtuar SOS fshati i parë i fëmijëve, që deri sot me mijëra fëmijëve nëpër botë i fal një shtëpi të ngrohtë dhe kujdes prindëror.

Evenimenti përkrahjet nga Agjencia e Rinisë dhe Sportit, Federata e Çiklizmit të Maqedonisë, Qyteti i Shkupit, Komuna Gazi Babë dhe një sërë donatorësh dhe përkrahës të punës së SOS fshatit të fëmijëve në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button