Në Tabanoc pengohet tentimi për kontrabandë të 5,5 kilogramëve heroinë

Në vendkalimin kufitar Tabanoc për dalje nga Republika e Maqedonisë mbrëmë ekipet doganore mobile e ndaluan përpjekjen për kontrabandë të 5,5 kilogramëve heroinë. Ashtu siç tha sot Drejtoria Doganore, droga është gjetur në orën 18 e 20 minuta në automjetin motorik udhëtues të markës “rover 75”, me targa të Shqipërisë, e drejtuar nga një shtetas shqiptar.

Në automjet ka qenë i pranishëm edhe një person i cili ka poseduar shtetësi shqiptare dhe greke. “Në pyetjen e nëpunësve doganor nëse kanë diçka të paraqesin për kontroll doganor janë përgjigjur negativisht, pas së cilës është ofruar automjeti në kontroll detajor.

Me ndihmën e fiberskopit në maskën e përparme në hapjen e majtë të ventilimit është konfirmuar se kanalet e ventilimit dhe hapësira e jastëkut të sigurisë janë përmirësuar,  që menjëherë dha indikacione për mall të mundshëm të fshehur në këtë hapësirë. Pas kyçjes së ventilimit është vërejtur se në anën e majtë lëshon më pak ajër. Në hapësirën e jastëkut të sigurisë në zbrazëtitë fabrikale  është përshtatur për fshehjen e mallrave të gjetura me 11 paketime të mbështjell ura me lentë vetë ngjitëse të mbushura me materie pluhur ngjyrë kafe të panjohur, me peshë të tërësishme prej rreth 5,5 kilogramë. Pas testimit të kryer me testatorë për drogë është konfirmuar se bëhet fjalë për heroinë”, citohet në kumtesë.

Gjatë procedurës para hetimore të zbatuar, të dyshuarit kanë deklaruar se disa ditë paraprakisht nga një person shtetas i Shqipërisë kanë blerë 11 paketime me heroinë të cilat peshojnë prej rreth 500 gramë. I dyshuari me profesion automekanik, i ka shfrytëzuar zbrazëtirat fabrikale të automjetit në pjesën e jastëkut ajror ku edhe i ka fshehur të gjitha 11 paketimet me heroinë. Qëllimi i tyre ka qenë që drogën ta transferojnë deri në Beograd.

Nga hetimi është marrë njohuri se dy të dyshuarit në periudhën prej një muaji, aq sa e kanë automjetin, dy herë e kanë shfrytëzuar për transferim të drogës në Itali dhe në Kroaci. Heroina, theksojnë nga Drejtoria Doganore, është me pastërti të lartë dhe kualitet të shkëlqyer dhe në shitjen me shumicë në narkotregjet evropiane arrin çmim deri në 180,000 euro, derisa me pakicë do të mund të arrijë edhe deri në 300.000 euro.
Kundër autorëve, Drejtoria Doganore ka ngritur kallëzim penal për veprën e bërë “prodhimi të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike të substancave psikotrope dhe të prekursorëve” deri te prokuroria publike themelore kompetente në Kumanovë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button