Kidnapohen babë e birë për 10 mijë denarë

Tre banorë të fshatit Banicë të Strumicës, kanë sulmuar dhe kidnapuar një burrë me të birin e tij nga fshati i njëjtë. Qëllimi i tyre ka qenë që të marrin të holla nga ata, njoftojnë nga MPJ.

Incidenti ka ndodhur më 14 shtator. Tre personat me dru kanë sulmuar babain me të birin e tij. B.S. nga goditjet është alivanosur. Kur është zgjuar, ka kuptuar se gjendet në shtëpinë e njërit prej sulmuesve, më të moshuarin e tyre, 53 vjeçarin I.S. Kur sulmuesit e kanë parë se është zgjuar, njëri prej tyre me zinxhir të hekurt e ka goditur në trup, ndërsa dy të tjerët në kokë. I kanë kërkuar 10 mijë denarë që ta lirojnë.

Djali i tij ka shkuar të sjell të hollat, me çka që të dytë janë liruar. Policia është duke e dokumentuar rastin, janë gjetur sulmuesit, ndërsa SPB Strumicë ka ngritur padi penale kundër tyre për grabitje.

Lajme të ngjashme

Back to top button