Prokuroria konstatoi që te 83 vjeçarja e vdekur ka shenja dhune

Obduksioni i porositur nga prokurori publik në lidhje me vdekjen e një 83 vjeçares në Strumicë, tregojnë se te trupi i viktimës paraprakisht ka pasur dhunë, transmeton Portalb.mk.

“Rezultatet e para nga obduksioni të 83 vjeçares së ndjerë nga Strumica, tregojnë se bëhet fjale për vdekje të dhunshme”, raportoi Prokuroria Themelore Publike, duke konstatuar se nuk ka hyrje të dhunshme në shtëpi.

Trupi i viktimës ishte zbuluar më 20 janar në një shtëpi në Strumicë, ndërsa analizat tregojnë se te trupi I saj janë konstatuar dy brinjë të thyera.

Prokuroria sqaroi që janë duke u marrë masa intensive për zbardhjen e rastit, duke u regjistruar edhe gjurmë nga vendi i ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button