Simbolet e mercenarëve rusë shfaqen në Mitrovicën e Veriut

Në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan ditën e hënë janë shfaqur simbole të mercenarëve rusë, raporton EN. Policia e Kosovës, në një njoftim për mediat, bën me dije se në muret e disa ndërtesave dhe në tabelat e qarkullimit rrugor, është shkruar me germa të kuqe emri i grupit rus Wagner.

Policia thotë se ende nuk ka asnjë të ndaluar për këto mbishkrime, ndërsa ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve.

Grupi Wagner njihet ndryshe dhe si ushtria private e Presidenti Rus Vladimir Putin. Anëtarët e këtij grupi janë ish të dënuar apo ish-ushtarakë që bëhen pjesë e aktiviteteve të ushtrisë ruse me kontrata private. Njeriu që drejton këtë grup është biznesmeni Yevgeny Prigozhin, një nga njerëzit më të afër të Putin dhe njeriu që furnizon ushtrinë ruse me armë dhe ushqime.

Mercenarët e Wagner kryejnë të gjitha operacionet në të cilat nuk pranon të përfshihet ushtria ruse. Në Siri dhe Libi ata janë përgjegjës për një sërë masakrash ndaj civilëve, ndërsa në Ukrainë janë në vijën e parë të frontit dhe akuzohen për shumicën e krimeve.

Qeveria e Kosovës ka denoncua një muaj më parë praninë e anëtarëve të këtij grupi në Kosovë. Sipas kryeministrit Kurti, mercenarët e Putin ishin në barrikadat që u ngritën në veri dhe janë përgjegjës për sulmet ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button