Dita botërore e Postave; Haliti: masa parandaluese për çdo vjedhje eventuale!

Sot është dita botërore e postave. Sa i përket vjedhjes së madhe në Postën e Çairit në Shkup, Haliti thotë se organet po marrin gjitha masat për zbardhjen e tërësishme.

‘Atë punë duhet ta bëjnë organet hetimore kështu që, ne si drejtori e postave të Maqedonisë kemi marrë masat e duhura që ngjarjet e atilla mos të na ndodhin edhe në ardhmen. Sa i përket procesit hetimor ajo më veç nuk është në kompetencat tona, është e organeve të cilat duhet ta bëjnë atë gjë’ precizon Haliti.

Përfaqësimi i shqiptarëve në Postat e Maqedonisë, akoma nuk ka arritur 25 përqindëshin, thotë drejtori gjeneral i Postave të Maqedonisë, Rafiz Haliti.

‘Nuk është arritur përqindja e duhur e shqiptarëve. Përqindja e shqiptarëve në Postat e Maqedonisë është diku 20 %, kështu që ngel që në të ardhmen edhe përfaqësimi i gjithë bashkësive etnike, kuptohet i shqiptarëve duhet të jetë mbi 25 për qind’ tha Haliti.

‘Postat e Maqedonisë’ gjithashtu në vazhdimësi po shtypin pulla postare me figura dhe personalitete të shquara shqiptare.

‘Gjithsesi se ne edhe gjatë këtij viti kemi bërë aktivitete duke shtypur pulla postare për personalitete të së kaluarës tonë të shqiptarëve, duke u nisur nga pulla që u shtyp për Hasan Prishtinës, Rexhep Mitrovicën, Ulqinakun dhe pulla  e fundit postare me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë’ sqaron më tej Haliti.

Dita Botërore e Postave festohet çdo vit më 9 tetor, në përvjetorin e themelimit të Bashkimit Postar Universal (UPU), në vitin 1874 në kryeqytetin zviceran, Bernë. Ajo ishte shpallur Dita Botërore e Postave nga Kongresi i UPU mbajtur në Tokio, Japoni, në vitin 1969.

Qëllimi i Ditës Botërore te Postave është për të krijuar vetëdijen e rolit të sektorit postar tek njerëzit dhe ne jetën e bizneseve të përditshme si dhe kontributin e saj për zhvillimin social dhe ekonomik të vendeve. Festimi  inkurajon vendet anëtare për të ndërmarrë aktivitete dhe programe që synojnë krijimin e një vetëdije më të gjerë për rolin e postës, si dhe aktivitete në mesin e publikut dhe medieve në një shkallë kombëtare./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button