Ende pa dalë në treg biletat, 50 mijë kërkesa për ndeshjen ndaj Serbisë

Edhe pse ende Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka hedhur në treg biletat për ndeshjen Shqipëri-Serbi, e cila do të luhet më 8 tetor në stadiumin “Elbasan Arena”, burime pranë FSHF-së, kanë bërë me dije dje, se praktikisht gjysma e stadiumit mund të konsiderohet si e prenotuar.

Institucione të ndryshme shtetërore, kompani private, mësohet se gjatë ditëve të fundit kanë dërguar kërkesa zyrtare për t’u pajisur me bileta për ndeshjen ndaj Serbisë.

Interesimi për ndeshjen në fjalë është i jashtëzakonshëm, në një kohë që stadiumi “Elbasan Arena” ka një kapacitet prej 12.700 vendesh.

Numri i atyre që do të kërkojnë të rezervojnë një biletë për ndeshjen ndaj Serbisë mund të shkojë deri në 50 mijë vetë, raporton “Panorama Sport”.

Lajme të ngjashme

Back to top button