Shkup, prokuroria heton rastin për personin e dyshuar për maltretimin e një foshnje

Prokuroria Publike në Shkup mori urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi që dyshohet se ka maltretuar një fëmijë 9 muajsh, informojnë nga Prokuroria.

Kallëzimin Penal për këtë rast në prokurori e ka dorëzuar Sektori I Punëve të Brendshme Shkup.

“Personi I paraqitur ka qenë I angazhuar për mbikëqyrjen e një fëmijë nëntë muajsh. Personi I dyshuar ndaj fëmijës ka ushtruar dhunë. Sipas nenit 201 për këtë vepër është parashikuar vuajtje të dënimit me burg prej 1 deri 10 vite”, thonë nga Prokuroria.

Nga Prokuroria gjithashtu theksojnë se në Gjykatën e Shkupit është dorëzuar kërkesë që e dyshuara të mbahet në paraburgim, për shkak se mund ta përsërisë veprën penale.

Lajme të ngjashme

Back to top button