SHBA, NATO – të shqetësuara me veprimet ruse
Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja kanë shprehur shqetësim me raportet se Rusia po rrit praninë e saj ushtarake në Siri.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se nëse konfirmohet, përfshirja e Rusisë nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e konfliktit.
Po të mërkurën, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka përsëritur sheqtësimet e tij në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Rusia, aleate kryesore e Sirisë gjatë luftës së saj katërvjeçare, ka thënë se ka dërguar vetëm ekspertë ushtarakë.
Korrespondentët thonë se pa mbështetjen e Moskës, presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, do të kishte rënë nga pushteti tashmë.