Mavraj mysafir i stërvitjes së kombëtares

Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, ka vizituar shokët e tij në stadiumin “Elbasan Arena” duke i befasuar të gjithë me praninë e tij. Askush nuk e priste ardhjen e 29-vjeçarit.

Ai ka takuar trajnerin De Biasi që është parë shumë i kënaqur për këtë vizitë dhe lojtarët duke i mbështetur moralisht para një sfide të rëndësishme si ajo me Portugalinë.

Mavraj është duke u riaftësuar nga lëndimi që e ka mbajtur jashtë fushës që një kohë të gjatë dhe shpreson të jetë në dispozicion të De Biasit për sfidën me Serbinë në Tetor.

Lajme të ngjashme

Back to top button