Kosovë, dy motra humbin jetën në aksident trafiku

Një aksident i rënd trafiku ka ndodhur dje në mesditë në rrugën magjistrale Prizren-Suharekë, saktësisht në fshatin Lubizhdë, ku si pasojë kanë vdekur dy gra dhe tre të tjerë janë lënduar rëndë.

Sipas hetuesve të trafikut rajonal që kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes thuhet se vetura Golf II në të cilën ndodheshin katër gra dhe një burrë kishte dalë nga restoranti dhe ishte kyçur në rrugë për në Prizren dhe pas nja 25 metrash, nga prapa, goditet nga një veturë e llojit BMW e cila vinte me një shpejtësi të papërshtatshme.

Në raporte hetimore ceket se shoferi i veturës në momentin e aksidentit kishte qenë nën ndikim të alkoolit (1.62 promil).

Lajmi.net mëson se në aksident kanë humbur jetën dy motrat nga komuna e Rahovecit, njëra 60 dhe tjetra 65 vjeçare, ndërkaq edhe shoferi që ngaste makinën ku ishin ato është në gjendje rreziku për jetë.

Trupat e pa jetë janë dërguar në autopsi.

Lajme të ngjashme

Back to top button