Neymar, më i fauluari në La Liga

Anësori i Barcelonës, Neymar është lojtari që ka pranuar më shumë faula në La Liga, ose së paku ato të akorduara nga gjyqtari.

Braziliani ka pranuar 32 faula tek ai, edhe pse Diego Costa po ashtu bën pjesë në këtë listë të lojtarëve që faulohen më së shumti.

Neymar është njëri ndër ata lojtarë që ka provokuar më së shumti kartonë. Këtë sezon, kundërshtarët e tij kanë pranuar tetë kartonë të verdhë dhe një të kuq(Brown nga Celtic).

Kartonët kanë qenë për Sevillën(3),Valencian, Real Sociedad,Malagën,Valladolidin dhe këto shpjegohen nga impakti i Brazilianit që posedon me stilin e lojës së tij, ku me driblimet dhe lëvizjet elektrizuese i detyron kundërshtarët e tij të shkaktojnë faul.

Lajme të ngjashme

Back to top button