Në muajin shtator kemi jetuar më shtrenjtë

Muaji shtatorë për qytetarët e Maqedonisë ka qenë muaji më i shtrenjtë i deritanishëm i këtij viti, thonë nga Enti Shtetërorë për Statistika. Shtatori për dallim nga muaji gusht të këtij viti ka qenë më i shtrenjtë për 0.2 përqind.

Siç informojnë nga Enti për Statistikë, muaji shtator për dallim nga ai gusht ka shënuar rritje të çmimeve në kategorinë: shëndet 6.4 përqind, ujë, elektrikë, gaz, karburante 1.2 përqind, transport 0.9 përqind, rekreacion dhe kulturë 0.7 përqind, pije alkoolike, duhan, garderobë 0,4 përqind   restorante dhe hotele  0.1 përqind. Ndërsa është vërejtur ulje të çmimeve të mobilieve , ushqim dhe pije jo alkoolike.

Lajme të ngjashme

Back to top button