Biçikletat 10 denarë për orë, deri më 15 tetor!

Me 15 tetor mbyllen punktet e NP ‘Parkingjet e qytetit’ për biçikletat 10 denarë për orë. Nga ndërmarrja thonë se njëjtë sikur vitin e kaluar, javën tjetër mbyllet sezoni.

Nga NP ‘Parkingjet e Qytetit’ sikur vjet, edhe sivjet janë shprehur të pa kënaqur nga sjellja e qytetarëve, dhe sërish janë në humbje.

‘Vetëdija tek qytetarët asesi të ndryshojë. Edhe më tej një numër i madh i bicikletave janë kthyer të thyer apo demoluar. Më shumë para japim për rregullimin e tyre se sa kemi llogari apo fitim. Secilin vit jemi të obliguar të blejmë biçikleta të reja, pasi shkatërohen për vetëm një sezoe’ thonë në NP ‘Parkingjet e Qytetit’.

Projekti për të vozitur biçikletë për vetëm 10 denarë për një orë, i cili organizohet nga Qyteti i Shkupit disa vite me rradhë ka filluar në fillim të muajit prill.

Një orë vozitje me biçiklete kushton 10 denarë, ndërsa mund të mirë në Sheshin e Qytetit ‘Treska’ dhe Qendrën Tregtare ‘Biser’.

Biçikleta duhet patjetër të kthehet në vendin ku është marrë, ndërsa mund të huazohen çdo ditë nga ora 7 deri më orën 21, ndërsa te kthehen më së voni në orën 23./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button