Duele interesante të 1/8 së së Kupës së Maqedonisë

Sot në lokalet e Federatës së futbollit të Maqedonisë, është përbë tërheqja e shortit për 1/8 e Kupës së Maqedonisë.

Në bazë të shortit të tërhequr, skuadrat shqiptare kanë marrë kundërshtarë kushtimisht thënë të lehtë. Kundërshtar i Shkupit është skuadra e Bregallnicës së Shtipit, skuadër kjo e Ligës së Parë, e që Shkupi e kishte fituar në xhiron e 3-të në Shtip me rezultat 1:2.

Menjëherë pas shortit është prononcuar trajneri i Shkupit, Zekirija Ramadani i cili ka thënë se është i kënaqur nga shorti, duke marrë parasysh se kishte skuadra edhe më të vështira siç janë Shkëndija, Vardari dhe Rabotniçki.

“Është shumë larg ndeshja e kupës kundër Bregallnicës, ne edhe më tutje jemi koncentruar në ndeshjet e kampionatit, pasi që do të kemi një orar shumë të rëndë, andaj nuk kam shumë për të komentuar. Mendoj se jemi të kënaqur nga shorti, Bregallnica është kundërshtar i paparashikueshëm por besoj se do të kalojmë edhe këtë pengesë”, ka thënë Ramadani.

Shkëndija nuk duhet të ketë asnjë problem, pasi edhe një herë do të luajë kundër skuadrës më të dobët në kampionat, Metalurgut. Renova nuk do ta ketë lehtë, pasi shorti i dha kundërshtar Sileksin, nga të cilët ka pësuar disfatë në kampionat. Dy ekipet e Ligës së Dytë Vëllazërimi dhe Gostivari do ta kenë mjaft të vështirë, pasi për kundërshtarë kanë ekipet e Ligës së Parë. Vëllazërimi takohet me Mlladost CD, ndërsa Gostivari me ekipin e fortë të Rabotniçkit.

Ndeshja e parë do të luhen me datë 30.09.2015.

Dyshet e 1/8 të finales së Kupës së Maqedonisë:

Bregallnica – Shkupi, Shkëndija – Metalurgu, Gostivari – Rabotniçki, Vëllazërimi – Mlladost CD, Renova – Sileksi, Vardari – Pelisteri, Makedonija Gj.P. – Lubanci, Horizont T. – “Skopje”. / Portalb /

 

Lajme të ngjashme

Back to top button