Ministri Xhaferi përshëndet oficerët e ardhshëm

” Zgjedhja juaj tregoi se ARM-ja ka vend vetëm për më të mirët në mesin e më të mirëve, ndërsa ata jeni ju. Jam i bindur se familjet tuaja mburren me ju dhe me zgjedhjen tuaj që të jeni oficerë të ardhshëm në shërbim të Armatës”, u porositi ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferi kadetëve të rinj të cilët sot në Akademinë ushtarake në Shkup dhanë betimin solemn.

Ai theksoi se ARM-ja prej vitit 2002 kontribuon në operacionet ndërkombëtare paqësore, ndërsa obligimi i oficerëve të ardhshëm është që denjësisht ta përfaqësojnë Armatën në vend, në NATO në BE dhe në Kombet e Bashkuara, gjegjësisht në të gjitha operacionet si ambasadorë të paqes në Maqedoni.
   
Në solemnitetin para përfaqësuesve më të lartë të Ministrisë dhe Armatës, gjegjësisht Shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneralit Goranço Kotevski, zëvendësministrit të Mbrojtjes, Emil Dimitrievski dhe sekretarit shtetëror Sasho Stefanovski, fjalim mbajti dekani i Akademisë ushtarake koloneli Orce Popovski, i cili rikujtoi se para kadetëve qëndrojnë ditë të rënda në të cilët profesorët do të kërkojnë dije, ndërsa komandantët disiplinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button