Stavreski: Me rebalancin e Buxhetit për vitin 2013 sigurohen rrogat dhe pensionet

“Prej fillimit të vitit deri në fund të shtatorit janë realizuar të ardhura në buxhet prej 103.018 milionë denarë, ndërsa në anën e shpenzimeve 118.861 milionë denarë. Është siguruar pagesë e rregullt e rrogave, pensioneve dhe kompensimeve sociale”, theksoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski, duke e arsyetua rebalancin e propozuar të Buxhetit për vitin 2013.

Ai theksoi se bëhet fjalë për rebalanc të vogël i cili  përfshin vetëm anën e shpenzimeve. Parashihen rialokacion i mjeteve në pjesën e rrogave në bazë të korrigjimeve, por nuk ndryshohet shuma e paraparë, më pas parashihen mjete shtesë në Fondin për SPIM dhe në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Sipas ministrit Stavreski, edhe realizimi i buxhetit edhe i politikës ekonomike gjatë nëntë muajve të këtij viti u zhvillua me dinamikë pozitive dhe mundësoi që ekonomia të realizojë rezultate pozitive. Duke i cekur të dhënat për rritjen e ekonomisë në dy tremujorët e parë të vitit, theksoi se rritja mesatare në gjashtë muajt e parë është 3,4 për qind, që është realizimi i katërt më i mirë në Evropë. “Vetëm Letonia, Turqia dhe Islanda kanë rritje më të mirë se Maqedonia në gjashtë muajt e parë të vitit. Do të thotë, ky realizim tregoi se politikat të cilat e mbështesin këtë rritje ekonomike janë vendosur në mënyrë të drejtë. Në bazë, të gjitha ato masa dhe aktivitete që i ndërmorëm gjatë viteve të kaluara, si dhe Buxheti të cilin e miratoi Kuvendi për vitin 2013 mundësuan që të realizohet kjo shkallë e lartë e rritjes ekonomike duke pasur parasysh se në të njëjtën kohë në ekonominë evropiane në gjashtë muajt e parë të vitit 2013 pati rënie të ekonomisë”, theksoi ministri Stavreski 

Inkurajuese është për të, që kjo rritje del nga disa sektorë, e më së shumti i referohet rritjes në ndërtimtari, industri, eksport, ndërsa kontribuon edhe komunikacioni, bujqësia dhe sektorë të tjerë.

Satvreski theksoi se investimet e huaja në shtatë muajt e parë arritën 130 milionë euro dhe se janë për 41 për qind më shumë në krahasim me vitin e kaluar. Sipas tij, e tërë kjo kontribuon drejt uljes së shkallës së papunësisë, e cila në tremujorin e dytë është në nivelin më të ulët historik prej 28,8 përqindëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button