Swift e fokusuar te karriera

Taylor Swift nuk planifikon të bëhet nënë në një të ardhme të afërt, ndërsa nuk e di nëse do të lindë fëmijë ndonjëherë.

23-vjeçarja, e cila ka pas vetes disa lidhje të dështuara me emra, si Harry Styles, John Mayer e Jake Gyllenhaal, në një deklaratë të mëparshme kishte thënë se do të dëshironte katër fëmijë, por tash ka ndërruar mendje, transmeton Telegrafi.

“I dua fëmijët, por nuk e di nëse unë do të kem, sidomos jo në një të ardhme të afërt”, është shprehur këngëtarja për versionin britanik të revistës Glamour.

Lajme të ngjashme

Back to top button