Parashikimi i motit për javën që vjen

Gjatë javës së ardhshme pritet mot më i ngrohtë, por me shi thonë sinoptikanët. Nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike thonë se rajoni jonë është nën ndikimin e masës më të lagësht ajrore nga perëndimi që sjell mot me vranësira,dhe me reshje lokale në viset perëndimore.

Ndërkaq, mot më i vrenjtur dhe me shi në vend pritet të mërkurën.

Temperaturat do të jenë prej 14 deri në 20 gradë celsius për shkak të motit me vranësira dhe me shi, ndërsa ato të mëngjesit nuk do të jenë më të ulëta sa ato që ishin gjatë ditëve të fundit, nën zero, pra do të kemi temperatura relativisht të larta që do të sillen prej 4 deri në 13 gradë celsius.
 Të enjten pasdite do të ketë kushte për zhvillim lokal të vranësirave jo stabile, me reshje lokale të shiut dhe me bubullimë, kurse të premten dhe të shtunën do të mbaj mot shumë më i ngrohtë, me rritjen e temperaturave të ditës, që, në viset më të e ngrohta të vendit do të arrijnë 26 gradë celsius

Lajme të ngjashme

Back to top button