Një Kate Moss shqiptare? (Foto)

Ndoshta ajo nuk është shumë e njohur në media apo për publikun shqiptar, por bukuroshja Ani Beqiraj që në pamje të parë të jep përshtypjen e një modeleje të njohur, e pikërisht të Kate Moss.

Në disa të publikuara nga stilistja Tefta Seiti në faqen e zyrtare të atelierit “T&N couture” ku shfaqen disa nga krijimet te saj për sezonin e verës, të cilin e kemi lënë pas mund të shohim 25 vjeçaren, pozat dhe tiparet e së cilës të kujtojnë gjithnjë e më shumë fillesat dhe tiparet e supermodeles së njohur të pasarelave Moss.

Gjithashtu nuk mund të lëmë pa komentuar edhe veshjet delikate, të cilat fizionomia dhe portreti i Anit i kanë demonstruar mjaft këndshëm.

Në fakt hiret apo pozat prej modeleje ndoshta nuk janë të rastësishme për Anin, pasi ajo është motra e një prej ish-miseve shqiptare, Miss Albania 2010, Arnita Beqiraj. Madje në faqet përkatëse në Facebook dy motrat bukuroshe shfaqen mjaft të afërta me njëra-tjetrën. Të jetë edhe Ani në ndjekje të hapave të Arnitës? 

Lajme të ngjashme

Back to top button