Politikanët, viktima të bandës që plaçkiste në Shkup

Banda prej  katër vetash e kapur nga Ministria e Punëve të Brendshme, përveç qytetarëve të rastit kanë grabitur edhe politikanë.

Viktimë e bandës ka qenë edhe gruaja e një deputeti aktual dhe një funksionarit tjetër. Ato kanë njohur sendet zbukuruese në videon e MPB-së, transmeton Kanal 5.

Banda që ka vepruar në Shkup, sipas policisë, ka vjedhur para, ari, perla, bizhuteri të shtrenjta, telefona mobil, orë, syze, kompjuterë, televizor, fotoaparate dhe parfume.

45 vjecari i dyshuar për vjedhie, sipas MPB-së, gjithsej ka fituar 33 mijë euro. Ai ka hyrë në shtëpi të qytetarëve dhe ka hapur dyert, tre personat e tjerë i kanë fshehur dhe kanë shitur sendet e vjedhura me çmim shumë më të ulët se ai real.

MPB-ja apelon tek qytetarët që kanë qenë viktima të vjedhjeve gjatë periudhës qershor 2012-shtator 2013, ta shohin videon e vendosur në ueb-faqen e MPB-së dhe nëse njohin gjërat e tyre të paraqiten në numrin 192.

Lajme të ngjashme

Back to top button