Historia prekëse e lojtarit të Realit nga mbledhës topash te refuzimi i Gerrard

Blerja më e re e Realit të Madridit, Mateo Kovacic ka një histori mjaft të veçantë, pasi nga një mbledhës topash arriti që të bëhet pjesë e ekipit më të madh në botë.

Kroati para 12 vitesh pas përfundimit të një ndeshje të Liverpulit në Kroaci vrapoi në drejtim të Steven Gerrard për t’i kërkuar fanellën, por anglezi iu kthye duke reaguar me ftohtësi.

Kaq mjaftoi që Mateo pas refuzimit të përfundonte në lot në krahët e prindërve.

Por tashmë gjithçka ka ndryshuar, Kovacic është pjesë e gjigantëve të Europës dhe botës dhe mund të bëhet lojtari më i mirë në botë dhe në të ardhmen fati mund t’i rezervojë një takim të dytë me Steven Gerrard, por këtë herë me status tjetër.

Lajme të ngjashme

Back to top button