Ndeshja me Kolnin e fundit për De Bruyne

Manchester City është shumë pranë goditjes tjetër të madhe gjatë kësaj vere, pasi është shumë pranë transferimit të Kevin de Bruyne.

Bild shkruan se ndeshja e Wolfsburgut kundër Kolnit këtë fundjavë do të jetë e fundit për të me fanellën e skuadrës gjermane.

City për shërbimet e mesfushorit belg do të paguaj 70 milionë euro, duke u bërë kështu shitja më e madhe në histori të Bundesligës.

De Bruyne kështu do të bëhet blerja e tretë e madhe e e City gjatë kësaj vere pas Sterling dhe Otamendi.

Lajme të ngjashme

Back to top button