Protesta pro-qeveritare në disa qytete të Brazilit

Pas protestave kundër qeverisë të mbajtura javën e kaluar në Brazil këtë herë janë organizuar protesta pro-qeveritare, raporton Anadolu Agency (AA).

Në protestat e mbajtura në të paktën 20 rajone në të gjithë vendin u dënuan thirrjet për ngritjen e akuzave nga Gjykata Supreme ndaj Presidentes së vendit, Dilma Roussef.

Në protestat e organizuara nga sindikatat, partitë politike të krahut të majtë dhe lëvizjeve sociale në qytetet më të mëdha të vendit si Rio de Janeiro, Salvador, Curitiba dhe Belem morën pjesë mijëra persona.

Në protestën e mbajtur në Sao Paulo ku morën pjesë të paktën 15 mijë persona është vërejtur se protestuesit kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrimet “Për të mbrojtur Demokracinë”, dhe “Jemi së bashku me Dilman”. Organizatorët janë shprehur se pritnin që në protestë të merrnin pjesë 60 mijë persona, por kushtet e këqija të motin kanë bërë që pjesëmarrja të zvogëlohet.

Sipas policisë në protestat anti-qeveritare të mbajtur të dielën e kaluar në 150 qytete nëpër rrugët e të gjithë vendit kanë marrë pjesë mbi 897 mijë persona. Protestuesit patën kërkuar që ti jepej fund korrupsionit ku pretendohet se është përfshirë qeveria me shumë parti e Rousseff dhe gjithashtu kërkojnë ngritjen e akuzave ndaj Presidentes nga Gjykata Supreme.

Lajme të ngjashme

Back to top button