Shtyhet ndeshja Rabotniçki – Renova

Po afrohet e diela, kur ekipet vendore po përgatiten të luajnë ndeshjet e xhiros së tretë të Ligës së Parë të Maqedonisë. Kërkesë së skuadrës së Rabotniçkit, pozitivisht i është përgjigjur ekipi i Renovës, që ndeshja e tyre të mos luhet këtë të diel, shkaku që Rabotniçki të jetë sa më e përgatitur për duelin kthyes me Rubin Kazan , që luan ndeshjet kualifikuese për fazën e grupeve të Ligës së Evropës.

Nga ana tjetër stadium “Arena Filipi i Dytë”, do të jetë i mbyllur për 19 ditë, shkaku që FFM ka vendosur ta ruaj atë nga dëmtimet për ndeshjen kualifikuese të reprezentacionit që luan me 8 shtator ndaj Spanjës. Skuadra e Vardarit si alternativë ka zgjedhur stadiumin në Gjorçe Petrov, ku do të jetë nikoqire e Mlladost CD. FFM mezi se arriti të sigurojë fushë alternative, shkaku që edhe kompleksit pranë FFM nuk është në përdorim, pasi që ditë më herët janë hedhur kimikalie në sipërfaqen e fushës artificiale.

Skuadra e Shkupit që është mysafire e Bregallnicës, këtë javë udhëton drejt Shtipit dhe ndeshja luhet në stadiumin e këtij qyteti, edhe pse më parë ishte përmendur se Bregallnica ndeshjet do ti luajë në Koçani apo Probishtip. Në fundjavë luajnë edhe Metalurgu – Shkëndija dhe Horizont T. – Sileksi, ndërsa të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 16.30 minuta. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button