Kovaçiç u prezantua te Real Madrid
Mesfushori kroat, Mateo Kovaçiç është prezantuar si lojtarë i Real Madridit, ku ka folur edhe fjalët e para si madrilen.
Ai është shprehur shumë i lumtur për këtë transferim dhe shpreson se do të fitoj shumë trofe me skuadrën më të mirë në botë.
“E vlerësoj shumë mbështetjen e tuaj. E falënderoj skuadrën për mbështetjen. Unë jam në klubin më të madh në botë dhe pres shumë nga vetja dhe gjithë skuadra. Hala Madrid!”, ishin fjalët e para të Kovaçiçit.
Kovaçiç po ashtu ka vendosur që të mbaj fanellën me numër 16, fanellë të cilën e kishte Lucas Silva edicionin e fundit, por me shumë mundësi ai do të largohet nga Reali.