Chelsea në garë për Iscon

Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho dëshiron të përforcoj skuadrën para se të përmbyllet afati kalimtar, pas startit shumë të dobët në Premierligë.

Metro shkruan se Chelsea ka hyrë në garë për futbollistin e Realit, Isco, i cili po kërkohet edhe nga skuadrat e tjera të mëdha evropiane.

Për Iscon skuadra e Chelseat ka ofruar 45 milionë euro, shifër kjo që mund të pranohet nga Reali, pasi ata për 35 milionë euro do të transferojnë Mateo Kovacicin.

Për Iscon po ashtu po interesohet edhe skuadra e Juventusit dhe Manchester Cityt.

Lajme të ngjashme

Back to top button