Mikut tim

Çdo njeri duhet të mendojë dhe të njohë Universin, të logjikoj rreth krijimit, pa dyshim se në asnjë rast nuk do të hase krijim të rastësishëm. Në këtë drejtim thënia e profetit: “Njihe veten do e njohësh Zotin”,  është filozofia e butë dhe më e kapshme për të kuptuar se para që të flasësh për ndonjë krijesë duhet të ndalesh te vetja, si dhe çdo përpjekje për të ngjitur lart më pare kërkon zbritje tek vetja. Edhe tek ti duket qartë përsosmëria. Po, pra nëse logjikon mirë nuk do kesh kohë të paragjykosh njerëz, përsosmërinë që ke ti ka secili nga ne, ajo gjendet në krijimin e secilit send.

Çështje tjetër që duhet të flasim është lumturia. Që nga krijimi i njeriut të parë, njerëzit kanë provuar mënyra dhe kanë hapur shtigje duke ecur rrugëve të ndryshme për të bërë një jetë të lumtur. Miku im këtu duhet të ndalesh dhe të mendosh për këta rrugë, ngase si lumturia ashtu edhe mërzia e shqetësimi vijnë si rezultat i edukatës, gradën e së cilës ke mundur të marrësh. Dhe rezultati për secilin është i ditur ose të jetë i lumtur nën flamurin e besimit ose të mendoj se e ka marrë shijen e jetës duke jetuar në kënaqësinë e rremë. Grimcat e diellit duhet të ngrohin, ashtu edhe me ujë duhet të pastrohet secili nga ne.

Asnjëri nuk është i privuar nga ngrohja dhe shuarja e etjes. Mund të gjykosh keq, të bësh jetën e një “qytetari” për të njollosur “fshatarin” pa ditur se kultura nuk është mall që blihet. Të jetosh në një banesë pesë katshe dhe të përbuzësh njeri për shpijën përdhese të tij, kjo nuk do të thotë se ngjitja e juaj lartë ka të bëje me ate se ju jeni më afër Zotit.

Edhe këtu gaboni. Gaboni kur flisni për lirinë dhe qytetërimin. Qytetërimin ju e konsideroni pasuri material, shijim të kënaqësive, dukje dhe gjithçka tjetër që ka të bëje me jetë luksoze. Harroni se jeta ka pikënisjen e vet dhe cakun ku duhet të përfundoni. Nëse mendoni se në këtë pikënisje keni liri absolute, po i sjellin vetës telashe, kjo do të thotë se nuk mund të kuptoni lirinë e njeriut me ate të kafshëve.

Liri nuk do të thotë të tradhtosh gruan dhe të jetuarit me dëfrime, kjo nuk ka të bëje as me qytetërimin. Kjo është dëshmia më e mirë se ju mangur jeni ushqyer me ushqimin shpirtëror. Liri, gjithashtu nuk do të thotë të mbash kamxhikun në dorë dhe të godasësh çdo njërin afër teje. Kupto se jeta është universitet në vete, ballafaqohesh dhe mëson. E çfarë për ate që edhe pas ballafaqimit nuk mëson? Gruaja, fëmijët, pasuria janë sprova të kësaj jete. Ju për femijën e juaj mund të paguani edukatoren më të suksesshme të rrethit tënd, mirëpo nëna e fëmijës është ajo që i hap gjoks për të ecur rrugëve me dinjitet dhe këtë e bënë pa lekun tënd. Pra duhet të kuptosh se ata që janë të lumtur, janë për shkak vlerave dhe parimeve të  mendjes duke u përulur parimeve të Zotit. E ti si mendon, me pasurin tënde do bësh marrëveshje me Zotin, kur çdo begati është nga Ai? Çfarë do bësh, do e blesh ndonjë namaz apo agjërimin, do e blesh xhenetin?!! Ende mendon se leku është qëllimi i jetës?

Zoti nuk ka nevojë për lekun tënd, Ai i ka ble shpirtrat e përulur, ata që çdo mëngjes zgjohen duke falënderuar dhe madhëruar, e kjo përulësi vazhdon deri në mbrëmje…dhe vazhdon gjithë jetën. Çdo ditë sheh njerëz me flokë dhe mjekër të zbardhur, çdo ditë dëgjon për ndonjë mik të sëmur, çdo ditë vdes ndonjë njeri dhe ate e dërgojnë në varr. Pra në këtë botë, ngjarjet ngadalë- ngadalë na çojnë te krijuesi, për të dhënë llogari. Sa të mire janë ata të përgatiturit.

Lajme të ngjashme

Back to top button