Regjim i veçantë i stërvitjeve për Ronaldon dhe Ramos

Rafa Benitez thotë se Pepe dhe Benzema janë të vemit futbollistë të lënduar tek Real Madridi. Ai insiston se Ronaldo dhe Ramos nuk luajtë ndaj Valerengas shkaku i disa “lëndimeve të papërfillshme”.

Ish trajneri i Napolit megjithatë nuk ka treguar që të dy lojtarët janë duke ndjekur regjime të veçanta trajnimi. E gjithë kjo për një qëllim: që të sigurohet që dy lojtarët më të rëndësisshëm të skuadrës të jenë në 100% të forcës kur sezoni të fillojë.

Në rastin e Rolandos mënyra e re e stërvitjes ka të bëjë me shmangien e lëndimeve me të cilat portugezi u përball vitin e shkaur. Ish asi i Manchester Untiedit është nga ata futbollistë që duan të luajnë secilën minutë dhe përveç nëse Benitez bënë ndonjë ndryshim radikal, do të shohim atë që pamë vitin e shkuar. Stërvitjet e kësaj jave kanë pasur për qëllim që të sigurojnë mbajtjen e nivelit të fituesit nga Ronaldo për ndeshjen e parë të sezonit.

Të njëjtin objektiv ka edhe stërvitja e veçantë e Ramosit që sikur Ronaldo pati një sesion të dyfishtë të hënën. Në rastin e spanjollit, Benitez duhet të mendojë nëse do të ketë rotacione në mbrojtje. Ramos ka marrë shiritin e kapitenit pas largimit të Casillas dhe duhet të jetë shembull për të tjerët, si brenda ashtu edhe jashtë fushës.

Lajme të ngjashme

Back to top button