Publikoht traileri i filmit të ri të Vin Diesel (Video)

Aktori Vin Diesel në filmin e ri “The Last Witch Hunter” ka në duart e tij fatin e botës.

Në këtë film, Diesel luan rolin e një luftëtari të pavdekshëm, i cili ftohet për të mbrojtur New Yorkut kur një mbretëreshë e fuqishme shtrigash tenton ta pushtojë këtë qytet.

Kaulder, i cili luhet nga Diesel, ndihmohet nga shtriga e mirë, aktorja Rose Leslie, e cila mund të transportojë njerëz mes botës reale dhe asaj virtuale.

Diesel javë më parë në një postim në rrjetin social “Facebook”, pohoi se studioja filmike “Lionsgate” e ftoi atë për këtë film.

“The Last Witch Hunter” do të jepet premierë në Amerikë më 23 tetor 2015.

Lajme të ngjashme

Back to top button