Plaçkitje nën kërcënimin e thikës në plazhin e Durrësit

Një tregtar është grabitur mëngjesin e sotëm në plazhin e Durrësit nga një i panjohur, nën kërcënimin e një thike.

Ngjarja ndodhi në sektorin “Iliria” të plazhit. Tregtari 70-vjeçar, i identifikuar me inicialet P.K., ka qenë duke shkuar për në vendin e punës, kur është sulmuar nga një person i panjohur, në një hapësirë mes pallatesh dhe pa shumë lëvizje, rreth orës 06:35.

Nën kërcënimin e thikës, grabitësi i ka kërkuar paratë që kishte me vete. Ndonëse tregtari ka bërë rezistencë, grabitësi ka arritur t’i marrë shumën prej 30 mijë lekësh që kishte me vete, transmeton TCH.

Burimet policore bënë të ditur se 70-vjeçari ka marrë plagë të lehta nga përballja fizike me autorin, i cili ka mundur të largohet, ndërsa specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Durrës po punojnë për identifikimin dhe kapjen e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button