Die Welt: Thaçi mund të akuzohet nga Specialja

Ministri i Jashtëm i Kosovës, burri i fortë i këtij vendi, rrezikon të përballet me një padi për krime lufte. Kështu shkruan gazeta e njohur gjermane, Die Welt, duke iu referuar Hashim Thaçit.

Sipas kësaj gazete, pas krijimit të gjykatës së posaçme, Thaçi rrezikon të jetë vetë një ndër të paditurit, ndërkohë që nga ana tjetër ai po lufton për afrimin e vendit me BE, transmeton Express.

Thaçi mbante pseudonimin “Gjarpri” gjatë kohës që luftës, për shkak se nuk pëlqente të linte gjurmë pas.

Por pas 16 vitesh, ai rrezikon që të jetë në shënjestër të drejtësisë ndërkombëtare.

Thuhet se ka urdhëruar vrasjen e serbëve, romëve dhe bashkëpunëtorëve shqiptarë.

Po ashtu flitet edhe për tregti organesh.

Lajme të ngjashme

Back to top button