‘Facebook-u’ i shkakton telashe Jonida Maliqit

Këngëtarja më me stil në trevat shqiptare Jonida Maliqi siç duket ka hasur në disa probleme në rrjetet sociale.

Një faqe e hapur në rrjetin social ‘Facebook’ në emrin e saj, por e administruar nga një person tjetër, duket se s’po i pëlqen këngëtares nga Shqipëria e cila besohet të ketë shfaqur mllefin e saj publikisht.

Por, personi që ka nën menaxhim këtë faqe i ka kërkuar Maliqit që mos t’ia marrë të drejtën për administrimin e saj, me besimin se s’po bënë diçka të keqe.

“Unë këtë faqe e kam hapur për fansat e Jonidës, pse të mbyllet, a po i dëmtojmë ne famën asaj. Ne jemi fansat e saj të flaktë, Jonida ka të drejtë, por nuk duhet të mbyllet sipas meje, të gjithë fansat e saj janë këtu, ajo mund të bëhet administratore pa problem, ta menaxhojë vet, t’i shikojë se komentet, mesazhet e juaja e shumë e shumë të tjera, Ne deri më tani nuk kemi bërë asgjë që pengon, hapjen e një faqeje në facebook. Ne vetëm kemi postuar fotot e saja që i ka në profilin e saj në instagram. E lusim Jonidën që të na kontaktojë dhe ta zgjidhim këtë problem”, ka shkruar administratorja e cila duket se është një fanse e madhe e këngëtares.(Tribuna) 

Lajme të ngjashme

Back to top button