Rama opozitës: Dhimbjet për ju s’kanë filluar ende

Kreu i mazhorancës ka paralajmëruar opozitën se, do të japë llogari për të gjitha ato që ka bërë gjatë qeverisjes së vendit në tetë vjet. Kryeministri shqiptar, Edi Rama bëri një deklaratë të tillë duke iu referuar dëmeve financiare që qeveria “Berisha” i ka shkaktuar shtetit.

Rama theksoi se, mazhoranca e kaluar i ka hyrë në hak popullit, jo vetëm duke i marrë paratë por edhe fytyrën, duke e bërë qeverinë borxhlije ndaj sistemit elektroenergjetik.

Kryeministri duke iu drejtuar ish-ministrit të Financave, Ridvan Bode, u shpreh se, “kështu është kur pi shumë pije energjike dhe kujton se financat e vendit janë në kulmin e tyre dhe kanë krahë e fluturojnë”. Më tej. ai nënvizoi se qeveria e drejtuar prej tij do ta heqë “shkëmbin” e borxheve që i ka lanë qeveria e kaluar, transmeton Shekulli.

“U keni marrë mijëra euro ushtarëve që shkojnë në luftë, të cilët e bëjnë këtë për të mbajtur me bukë familjet e tyre këtu. Dhe vini këtu dhe na tregoni përralla me mbret. Mbretin e keni, mbajeni, t’ju rrojë dhe përrallat tregojani njëri-tjetrit”, tha Rama. “Që ndiheni viktima keni të drejtë, por kjo për zullumin që keni bërë”, përfundoi kryeministri Rama.

Lajme të ngjashme

Back to top button